Ndërlidhjet

logo-print

Tërmet i fuqishëm në Kili


Pasojat e tërmetit të vitit 2010 në Kili

Pasojat e tërmetit të vitit 2010 në Kili

Një tërmet i fuqisë 7.2 të shkallës Rihter ka goditur pjesën qendrore të Kilit. Megjithatë, raportet nuk flasin për viktima apo dëme materiale, pos dridhjes së ndërtesave.

Agjencia për Emergjenca e qeverisë tha se ka evakuuar disa zona të bregdetit si masë paraprake, ndonëse nuk pritet që dridhjet e Tokës të gjenerojnë cunami.

Tërmeti i vitit 2010, që ka goditur pranë rajonit të njëjtë, është pasuar me cunami dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 500 personave.
XS
SM
MD
LG