Ndërlidhjet

Sllovenia kundërshton ligjin për homoseksualët


Ilustrim

Ilustrim

Sipas rezultateve të pjesshme të referendumit publik, sllovenët, të dielën, kanë votuar kundër ligjit, i cili u jep çifteve homoseksuale të drejta të njëjta sikur çifteve të martuara heteroseksuale.

Me rreth 80 për qind të votave të numëruara, Komisioni Zgjedhor në Slloveni ka bërë të ditur se 57 për qind e votuesve kanë kundërshtuar propozimin, ndërsa 43 për qind kanë mbështetur zbatimin e kodit të ri familjar.

Nën kodin në fjalë, çiftet homoseksuale mund të regjistrojnë partneritetin e tyre dhe të kenë status legal sikurse një martesë, në lidhje me çështjet pronësore, trashëgiminë dhe të drejtat spitalore. I vetmi përjashtim është birësimi.

Nën kodin e ri, një partner mund të adaptojë fëmijën e tjetrit, por një çift homoseksual nuk mund të birësojë një fëmijë.
XS
SM
MD
LG