Ndërlidhjet

logo-print

Samit për sigurinë bërthamore në Seul


Në mesin e pjesëmarrësve në samitin e Seulit janë edhe presidenti i SHBA-së, Obama, dhe ai i Rusisë, Medvedev.

Në mesin e pjesëmarrësve në samitin e Seulit janë edhe presidenti i SHBA-së, Obama, dhe ai i Rusisë, Medvedev.

Mbi 50 udhëheqës nga e mbarë bota mblidhen të hënën në Seul të Koresë Jugore, për samitin e sigurisë bërthamore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ai i Rusisë, Dimitri Medvedev, si dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, janë në mesin e atyre që pritet të marrin pjesë në takimin dyditor, për të diskutuar parandalimin e rënies së materialit bërthamor në duart e terroristëve.

Obama kishte shpallur vizionit e tij për të zvogëluar kërcënimin nga armët bërthamore gjatë fjalimit në Pragë, më 2009. Ai ishte pasuar vitin e ardhshëm me samitin e parë të sigurisë bërthamore në Uashington.

Në margjinat e samitit në Seul pritet të diskutohen programet bërthamore të Iranit dhe të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG