Ndërlidhjet

Obama paralajmëron Iranin


Presidenti Barak Obama gjatë fjalimit në Universitetin Hankuk të Seulit, 26 mars 2012.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka bërë thirrje Iranit të veprojë me “urgjencë” në zgjidhjen e programit të tij të diskutueshëm bërthamor.

“Është koha për ta zgjidhur në rrugë diplomatike. Është gjithmonë preferencë e imja që këto çështje të zgjidhen me diplomaci. Por, koha kalon. Udhëheqësit e Iranit duhet të kuptojnë se edhe ata përballen me një zgjidhje. Irani duhet të veprojë me seriozitetin dhe urgjencën që kërkon momenti. Irani duhet t’i përmbushë obligimet e tij”, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë këto komente në një universitet të Koresë Jugore, në prag të samitit për siguri bërthamore.

Presidenti amerikan po ashtu u ka bërë thirrje liderëve të Koresë Veriore “të kenë kurajë për të ndjekur paqen”, ndërsa i ka paralajmëruar se provokimi çon në të tjera dënime ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG