Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 26 marsin në vite…


 Ludvig Van Betoven

Ludvig Van Betoven

1827 - Kompozitori gjerman Ludvig Van Betoven, vdiq në Vjenë. Ai kishte qenë i shurdhër gjatë pjesës më të gjatë të jetës së tij, por, në shtratin e vdekjes tha "unë do të dëgjoj në qiell".

1799 - Napoleon Bonaparta pushtoi Jafën, në Palestinë.

1874 - Poeti Robert Frost u lind në San Francisko.

1938 - Herman Goering paralajmëroi të gjithë hebrenjtë të largohen nga Austria.

1942 - Gjermanët filluan dërgimin e hebrenjve në Aushvitz, Poloni.

1951 - U miratua dizajni i flamurit të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

1953 - Doktor Xhonas Salk prezantoi një vaksinë të re kundër poliomelitit.

1989 - Zgjedhjet e para të lira u zhvilluan në Bashkimin Sovjetik. Boris Jellcin fitoi garën.

1971 - Pakistani Lindor shpalli pavarësinë, duke marrë emrin Bangladesh.

2000 - Vladimir Putin u zgjodh president i Rusisë.(g.k.)
XS
SM
MD
LG