Ndërlidhjet

Ina Rama, vizitë zyrtare në Kosovë


Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama.
Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama.
Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, më 26 dhe 27 mars, 2012, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ajo vjen për vizitë me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit, njëherësh kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi.

Gjatë kësaj vizite, zonja Rama do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe udhëheqësit më të lartë të strukturave shtetërore në fushën e sundimit të ligjit.
XS
SM
MD
LG