Ndërlidhjet

Turqia mbyll ambasadën në Damask


Pamje nga dhuna në Homs, Siri.
Pamje nga dhuna në Homs, Siri.
Pas gjakderdhjes së vazhdueshme në Siri, Turqia ka njoftuar mbylljen e ambasadës së saj në Damask.

Ministria e Jashtme turke ka përmendur si arsye situatën e përkeqësuar të sigurisë në vendin fqinj.

Ky veprim vjen pasi Ankaraja zyrtare, javën e kaluar, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve turq në Siri të lënë vendin sa më parë që të jetë e mundur.

Konsullata e Turqisë në qytetin verior të Alepos, megjithatë, mbetet hapur.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Mijëra refugjatë që kanë braktisur vendin, kanë gjetur strehim në Turqi.
XS
SM
MD
LG