Ndërlidhjet

Papa Benedikti XVI pritet të arrijë në Kubë, në vizitën e tij të parë në shtetin komunist.

Mediat thonë se Papa nuk pritet të takojë anëtarët e opozitës, porse mund të adresojë shqetësimet për të drejtat.

Para udhëtimit të tij, Benedikti i ka bërë thirrje udhëheqjes kubaneze të përqafojë ndryshimet, duke thënë se “marksizmi nuk korrespondon me realitetin”.

Papa, të dielën, ka përfunduar vizitën në Meksikë, ku ka drejtuar meshën para qindra mijëra njerëzve në qendër të qytetit Silao.

Ai u ka bërë thirrje besimtarëve të përdorin besimin dhe shpresën, për t’iu kundërvënë të këqijave nga droga, varfëria dhe problemet e tjera.

Në vitet e fundit, mbi 47,000 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e luftës së Meksikës me drogën.
XS
SM
MD
LG