Ndërlidhjet

logo-print

Gruaja mbron ushtarin e akuzuar për vrasje


Robert Bells (majtas). Gusht, 2010.

Robert Bells (majtas). Gusht, 2010.

Gruaja e ushtarit amerikan, të akuzuar për vrasjen e 17 civilëve afganë, përfshirë gra dhe fëmijë, i ka quajtur “të pabesueshme” akuzat.

Duke folur për mediat amerikane, Karilin Bells ka thënë se bashkëshorti i saj, Robert Bells, ka qenë ushtar i guximshëm, që i “ka dashur” fëmijët dhe që ka dashur “të bëjë pjesën e tij” pas sulmeve të 11 Shtatorit.

Bells akuzohet për vrasjen e tetë të rriturve dhe nëntë fëmijëve jashtë bazës së tij në Kandahar të Afganistanit.

Hetuesit amerikanë besojnë se Bells ka vrarë në dy episode, duke u kthyer në bazë pas sulmit të parë dhe duke u larguar sërish për të qëlluar në drejtim të civilëve, më 11 mars.

Tridhjetetetëvjeçari, baba i dy fëmijëve, po mbahet në burgun ushtarak të Kansasit, SHBA.
XS
SM
MD
LG