Ndërlidhjet

Sulmuesi afgan vret dy ushtarë të NATO-s


Ushtarë të misionit të NATO-s, ISAF në Afganistan
Ushtarë të misionit të NATO-s, ISAF në Afganistan
Forcat e NATO-s në Afganistan thanë se nje person me uniformë të armatës afgane ka shtënë duke lënë të vdekur dy ushtarë të misionit të NATO-s brenda një baze në Afganistan.

Zëdhënësi i ISAF-it, Xhejson Uagner tha se sulmuesi është qëlluar po ashtu për vdekje, pasi që kishte shtënë mbi trupat e NATO-s.

Raportohet se sulmi ka ndodhur në një bazë në Lashkar Gah, në provincën e Helmandit.

Sulmi duket të jetë i fundit në serinë e sulmeve në të cilat forcat afgane kanë shtënën mbi kolegët ndërkombëtarë. Ka pasur po ashtu raste kur kryengritësit janë veshur me uniforma ushatarake afgane për të kryer sulmet.
XS
SM
MD
LG