Ndërlidhjet

Nis gjykimi ndaj ish shefit të armatës turke


Ish shefi i stafit të ushtrisë turke, Ilker Basbug, Ankara, shkurt, 2010
Ish shefi i stafit të ushtrisë turke, Ilker Basbug, Ankara, shkurt, 2010
Procesi gjyqësor i ish shefit të armatës së Turqisë Ilker Basbug, nën akuzat për terrorizëm ka nisur të hënën në një burg të sigurisë së lartë Silivri, në provincën e Stambollit.

Basbug, që ka qenë shef i stafit nga viti 2008 deri në vitin 2010 po mbahet në paraburgim që nga muaji janar.

Ai është zyrtari më i lartë në mesin e qindra sekularistëve që po përballen me akuzat për komplot dhe terrorizëm në lidhje me rrjetin e pretenduar Ergenekon, që akuzohet se ka planfikuar rrëzimin e partisë me rrënjë islamike, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Policia thotë se e ka zbuluar rrjetin Ergenekon, kur kanë konfiskuar armë në një depo të fshehtë në vitin 2007. Basbugu 68 vjeçar, ka deklaruar se është i pafajshëm, duke i quajtur akuzat kundër tij si “tragji-komike”.

Ushtria turke ka kryer tre grusht-shtete mes viteve 1960 dhe 1980 dhe që nga ardhja e Erdoganit në pushtet në vitin 2003, ndikimi i saj është zbehur.
XS
SM
MD
LG