Ndërlidhjet

Papa: Kubanët të ndërtojnë shoqëri të hapur


Papa Benedikti XVI në Kubë
Papa Benedikti XVI në Kubë

Papa Benedikti u ka bërë thirrje kubanëve që të ndërtojnë “një shoqëri të re të ripërtrirë”, në fillim të vizitës së tij triditëshe në këtë vend komunist.

Disa orë pasi kishte arritur, ai e mbajti një meshë të hapur në qytetin Santiago. Papa ishte pritur nga presidenti i Kubës, Raul Kastro.

Para se të fillonte mesha, një pjesëmarrës që brohoriti “Poshtë komunizmi”, ishte marrë nga forcat e sigurisë.

Pak para arritjes në Kubë, Papa deklaroi se sistemi marksist – komunist në Kubë është i tejkaluar.


Papa Benedikti XVI viziton Kubën


Mediat thonë se Papa nuk pritet të takojë anëtarët e opozitës, porse mund të adresojë shqetësimet për të drejtat.

Para udhëtimit të tij, Benedikti i ka bërë thirrje udhëheqjes kubaneze të përqafojë ndryshimet, duke thënë se “marksizmi nuk korrespondon me realitetin”.

Papa, të dielën, ka përfunduar vizitën në Meksikë, ku ka drejtuar meshën para qindra mijëra njerëzve në qendër të qytetit Silao.

Ai u ka bërë thirrje besimtarëve të përdorin besimin dhe shpresën, për t’iu kundërvënë të këqijave nga droga, varfëria dhe problemet e tjera.

Në vitet e fundit, mbi 47,000 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e luftës së Meksikës me drogën.(v.t. & f.b.)
XS
SM
MD
LG