Ndërlidhjet

Javën e ardhshme aktakuzat ndaj të vejave të bin Ladenit


Osama bin Laden
Osama bin Laden
Një gjykatë pakistaneze raportohet se në javën e ardhshme do të shpallë aktakuzat kundër tri të vejave të Osama bin Ladenit.

Gratë gjenden në paraburgim që nga maji i vitit të kaluar, kur komandot amerikanë bastisën shtëpinë ku ato jetonin dhe qëlluan për vdekje liderin e Al Kaidës.

Avokati i tyre tha se më 2 prill gjykata do t’i akuzojë ato për hyrje dhe banim ilegal në Pakistan.

Gratë i kanë marrë kopjet e akuzave të hënën.

Ekspertët ligjorë thonë se dënimi maksimal për gratë është 5 vjet burg.

Dy nga të vejat e bin Ladenit raportohet të jenë nga Arabia Sudite, ndërsa njëra nga Jemeni.

Pavarësisht shpërblimit prej 25 milionë dollarësh për atë që do ta zinte, bin Laden ka jetuar në Abotabad me gratë dhe fëmijët e tij për pesë vjet me radhë.
XS
SM
MD
LG