Ndërlidhjet

Promovim i Kosovës përmes "Rrjetit Transatlantik TN2020”


Zëvendsëministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi dhe drejtoresha e Këshillit Britanik, Arjeta Emra ne konferencë për gazetarë, Prishtinë, 26 mars, 2012
Zëvendsëministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi dhe drejtoresha e Këshillit Britanik, Arjeta Emra ne konferencë për gazetarë, Prishtinë, 26 mars, 2012
Në Prishtinë, më 27 deri më 29 mars organizohet Konferenca “Rrjeti Transatlantik TN2020”, në të cilën sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme do të marrë pjesë një grup prej 40 liderësh më të mëdhenj nga Amerika Veriore, nga Meksika, por edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Këtë radhë sjellim në Kosovë 40 pjesëmarrës, prej Amerikës Veriore, Meksikës dhe Evropës, me fokus të veçantë në shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Tema e Konferencës është ‘Fuqizimi i Ballkanit’, dhe arsyeja pse e kemi zgjedhur këtë temë është sepse mendojmë që momentalisht Ballkani si rajon, ka një momentum të ri, ka zhvillime pozitive”, ka thënë Arjeta Emra, drejtoreshë e Këshillit Britanik në Kosovë, Këshill ky që bashkorganizon konferencën me Ministrinë e Jashtme.

Në interesimin e gazetarëve për efektin e pritshëm të kësaj konference, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi, tha se në strategjinë e vitit të kaluar janë identifikuar disa arsye se përse Kosova nuk ka komunikim më të thellë me shtetet që nuk na kanë njohur, përfshirë edhe pesë shtetet e BE-së.

“Si pjesë e këtij revidimi strategjik ne kemi propozuar disa hapa në etablimin dhe thellimin e komunikimit. Ky është njëri prej hapave, që ne tash gjatë krejt viti do të mundohemi në mënyrë të pandalshme që me Athinën, Nikozinë, Bukureshti, Bratislavën dhe Madridin të kemi kontakte shumë më të shpeshta, me krejt spektrin e shoqërisë së këtyre vendeve, pra jo vetëm në aspektin diplomatik”, tha Selimi.
XS
SM
MD
LG