Ndërlidhjet

Përkeqësohen raportet Izrael-OKB


Bregu Perëndimor
Bregu Perëndimor
Izraeli tha se ka shkëputur marrëdhëniet e punës me Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së pasi që javën e kaluar lansoi një hetim në kolonitë hebreje në Bregun e okupuar Perëndimor.

Vendimi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se misioni faktmbledhës që planifikohet të dërgohet në Bregun Perëndimor nuk do të lejohet të hyjë në territorin izraelit.

Këshilli i OKB-së ka dënuar ndërtimin e kolonive nga ana e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor dhe ka votuar për dërgimin e një ekipi ekspertësh për të kryer hetimet.

SHBA ka votuar kundër rezolutës, ndërsa Izraeli e ka quajtur të njëanshme.
XS
SM
MD
LG