Ndërlidhjet

Liga Arabe nuk kërkon largimin e Asadit?


Dhuna në Hama të Sirisë, mars, 2012

Dhuna në Hama të Sirisë, mars, 2012

Ministri i Jashtëm irakian tha se Liga Arabe nuk do t’i kërkojë presidentit sirian Bashar al-Asad që të japë dorëheqje në samitin e kësaj jave që mbahet në Bagdad.

Hoshiar Zebari tha se liderët arabë janë pajtuar për një zgjidhje të “kapshme” për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Siri, ku protesta njëvjeçare dhe përleshjet kanë marrë mijëra jetë.

Zebari tha se Liga do ta ruajë mbështetjen për ndryshimet paqësore, por se populli i Sirisë duhet ta udhëheqë këtë proces.

Ai tha se Siria, që nuk është ftuar në samitin tre-ditor do të jetë në krye të agjendës së takimit.
XS
SM
MD
LG