Ndërlidhjet

logo-print

USAID shpërblen komunat kosovare


Logo e USAID-it

Logo e USAID-it

USAID-i, në bashkëpunim me Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal, dhuron shpërblime stimuluese për t’i shpërblyer dhe përkrahur komunat të cilat kanë bërë arritje të rëndësishme në qeverisjen e mirë.

"Komunat e shpërblyera në raundin e dytë të dhënies së shpërblimeve u përzgjodhën përmes një procesi garues në bazë të performancës së tyre në tri kategori – Grumbullimin e të Hyrave Vetanake, Performancën e Shërbimeve Komunale dhe Asambletë Transparente", thuhet në një njoftim për media të USAID-it.

Vlera e kombinuar e 18 shpërblimeve është 660 mijë dollarë.

Ndarja e shpërblimeve bëhet të martën.
XS
SM
MD
LG