Ndërlidhjet

Hapet Jarina për mallra komerciale


Jarinë (Foto nga arkivi)
Jarinë (Foto nga arkivi)
Misioni evropian për sundimin e ligjit. EULEX, njofton se pika kufitare 1 në Jarinë është hapur për qarkullim të mallrave komerciale "si pjesë e procesit të normalizimit të përgjithshëm të kontrolleve doganore në veri të Kosovës".

"Pas këtyre masave, Pikëkalimet 1 dhe 31 tani janë plotësisht funksionale për qarkullimin e mallrave komerciale dhe jo-komerciale. Në korrik 2011, Pikëkalimi 1 ishte mbyllur përkohësisht për qarkullimin komercial për shkak të incidenteve të dhunshme të cilat i lanë pas objektet e dëmtuara të cilat kishin nevojë për riparime", thuhet në njoftimin për media.

"Në të dyja pikëkalimet kontrollet bëhen nga policët dhe doganierët e EULEX-it, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Policia dhe Dogana e Kosovës. Zhdoganimi i mallrave komerciale bëhet në Terminalin e Mitrovicës. Importet e mallrave me akcizë, si alkooli, cigaret dhe karburanti, do të vazhdojnë të lejohen vetëm nëpërmjet pikëkalimit në Merdarë", thuhet në njoftimin për media të EULEX-it.

EULEX-i është duke e zhvilluar një fushatë të informimit publik me fletushka dhe spote në radio për ta informuar popullatën lokale lidhur me procedurat në këto pikëkalime.(a.i)
XS
SM
MD
LG