Ndërlidhjet

Mbaron seanca e parë e shqyrtimit të reformave shëndetësore


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Supreme e SHBA-së ka mbaruar ditën e parë të seancës dëgjimore në lidhje me atë që nëse reformat e kujdesit shëndetësor, të propozuara nga administrata Obama, shkelin Kushtetutën e vendit ose jo.

Ligji do të kërkonte që miliona amerikanë të pasiguruar të blejnë sigurimet shëndetësore deri në vitin 2014 ose të paguajnë dënimin e taksave.

Republikanët dhe disa të tjerë thonë se të detyrosh njerëzit të blejnë një produkt që ata kanë zgjedhur të mos e blejnë, është jokushtetuese.

Administrata Obama thotë se gati çdokush duhet të ketë sigurim shëndetësor, ndërsa ata që nuk kanë “vënë një barrë të madhe në sistem”.

Reformat e kujdesit shëndetësor kanë gjeneruar debat të madh në Shtetet e Bashkuara dhe interesimi për seancat dëgjimore të Gjykatës Supreme është i lartë.
XS
SM
MD
LG