Ndërlidhjet

Berisha: Komentet e Spahiut – “të papranueshme”


Pamje nga një paradë homoseksuale në Nju Jork

Pamje nga një paradë homoseksuale në Nju Jork

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka kritikuar zëvendës ministrin e mbrojtjes, Ekrem Spahiu, për deklaratën e tij se njerëzit, që po përgatiten të marrin pjesë në paradën e parë të homoseksualëve, “duhet të rrahen me shkopinj”.

Zoti Berisha tha dje se këto komente janë “të papranueshme”.

Grupet e homoseksualëve po planifikojnë festimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë më 17 maj në Tiranë.

Grupet kanë kërkuar që zëvendës ministri të hetohet sipas ligjeve anti-diskriminuese, por partia e vogël monarkiste, të cilën e udhëheq Ekrem Spahiu, e ka mbështetur atë.

Nëpërmjet një kumtese, kjo parti e ka përshkruar homoseksualitetin si “ves, fatkeqësi dhe mallkim”.

Ombudspersoni i Shqipërisë, Igli Totozani, i ka thënë Spahiut që të kërkoj falje për komentet e tij të javës së kaluar, dhe ka theksuar se ai do të jetë krenar që të “jetë i pari që do të pësoj nga shkopinjët” në tubimin e 17 majit në Tiranë.

Boris Ditrih nga organizata Human Rights Watch i ka cilësuar si të “tmerrshme” fjalët e Spahiut.

“Jam i shokuar që një zyrtar i rangut të lartë qeveritar bënë thirrje për dhunë kundër demonstruesve paqësorë të komunitetit homoseksual”, i tha nga Nju Jorku zoti Ditrih agjencisë AP.

Në vitin 2009 në Shqipëri është miratuar ligji për lejimin e martesave të personave me gjini të njejtë.
XS
SM
MD
LG