Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 27 marsin në vite…


Ilustrim
Ilustrim

1964 - Alaska u godit nga një tërmet i fuqishëm që vrau 114 njerëz. Me magnitudën 9.2, tërmeti ishte më i madhi në SHBA, dhe i dyti në mbarë botën, që nga viti1900.

1625 - Çarls I, hipi në fronin anglez, pas vdekjes së mbretit Xhejms I.

1794 - Presidenti Xhorxh Uashington dhe Kongresi i Amerikë, autorizuan krijimin e marinës amerikane.

1802 - Traktati Amiens u nënshkrua, duke i dhënë fund luftës revolucionare franceze.

1884 - Thirrja e parë telefonike me distancë të gjatë, u bë nga Bostoni në Nju Jork.

1933 - Rreth 55 mijë njerëz protestuan kundër Hitlerit, në Nju Jork.

1944 - Një mijë hebrenj largohen nga Dransi, Francë, për t’u nisur në kampin e përqendrimit Aushvitc.

1958 - Shtetet e Bashkuara njoftuan për një plan për të eksploruar hapësirën qiellore, në afërsi të hënës.

1976 - Uashington D.C. hap sistemin e metrosë.

2009 - Presidenti amerikan Barak Obama, filloi një përpjekje të re për të mposhtur terroristët e al-Kaidës në Pakistan dhe Afganistan, dhe urdhëroi 4 mijë trupa ushtarakë më shumë.(g.k.)
XS
SM
MD
LG