Ndërlidhjet

SHBA: Refugjatja e vrarë irakiane kthehet në Bagdad


Fatima – vajza 17 vjeçare e Shaima Alavadit
Fatima – vajza 17 vjeçare e Shaima Alavadit
Trupi i pajetë i refugjates irakiane, Shaima Alavadi, që ishte rrahur për vdekje me shufër hekuri në shtëpinë e saj në Kaliforni, javën e kaluar, nga sulmues të panjohur, do të kthehet me aeroplan në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ka njoftuar ministri i jashtëm irakian, Hoshiar Zebari.

Ai këtë njoftim e bëri dje në një konferencë për shtyp në samitin e Ligës Arabe në Bagdad.

Shaima Alavadi, 32 vleçare, ishte gjetur e vrarë në një dhomë të shtëpisë së saj në periferi në San Diego, nga vajza e saj 17 vjeçare, më 21 të këtij muaji.

Afër kufomës ishte e shkruar një porosi “ikni prapa në vendin tuaj, ju terroristë”.

Zyrtarët e organeve të ndjekjes në Shtetet e Bashkuara po e hetojnë këtë sulm si krim i mundshëm i urrejtjes dhe thanë se familja kishte marrë letër kërcënuese të ngjashme, në fillim të këtij muaji.

Politikanët e Irakut kanë kërkuar hetime të plota.
XS
SM
MD
LG