Ndërlidhjet

Obama, Gilani: Si të ulen tensionet


Pamje nga takimi i sotëm Obama - Gilani, në Seul të Koresë Jugore
Pamje nga takimi i sotëm Obama - Gilani, në Seul të Koresë Jugore
Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, janë takuar sot në Seul, me ç’rast kanë biseduar për mënyrat për uljen e tensioneve ndërmjet dy aleatëve, në luftën kundër esktremizmit islamist.

Ky takim, i mbajtur në margjina të samitit për sigurinë bërthamore në Seul të Koresë Jugore, shënon kontaktin e nivelit më të laertë ndërmjet dy palëve, prej se komandosët e Shteteve të Bashkuara e vranë liderin e al-Kaidës, Osama bin Laden, në Pakistan, vitin e kaluar.

Këtë operacion qeveria e Pakistanit e kishte cilësuar si shkelje të sovranitetit.

Lidhjet janë tensionuar edhe për shkak të vrasjes së 24 ushtarëve pakistanezë nga sulmi ajror i NATO-s, në nëntor të vitit të kaluar.

Duke folur para takimit të sotëm me Gilanin, presidenti Obama tha se shpreson se rishqyrtimi i ri i raporteve të Islamabadit me Uashingtonin, nga Parlamenti pakistanez, do të jetë i balancuar dhe do t’i respektoj nevojat e sigurisë të Shteteve të Bashkuara, për t’i vazhduar operacionet kundër militantëve në zonën kufitare ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.
XS
SM
MD
LG