Ndërlidhjet

logo-print
Në Bagdad po zhvillon punimet Samiti i Ligës Arabe, që është ngjarja e parë e tillë në Irak që nga rënia e diktatorit të ndjerë, Sadam Husein.

Ministrat e Financave dhe të Tregtisë janë mbledhur të martën, ndërsa shefat e diplomacive do të takohen të mërkurën dhe ata të shtetit të enjten.

Për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë, mbetet e paqartë se sa liderë të 22 shteteve të Ligës Arabe do të marrin pjesë në samit, ose nëse ata do të takohen fare në kryeqytetin irakian.

Grupet kryengritëse kanë vrarë më shumë se 50 persona anembanë Irakut më 20 mars, në një përpjekje të dukshme për të treguar “ndjeshmërinë e sigurisë në Bagdad dhe paaftësinë e forcave të sigurisë për të ofruar mbrojtje kuptimplotë”.

Ministri i Jashtëm irakian, Hoshiar Zebari, ka thënë të hënën se samiti po mbahet në “kohë jetike” për shkak të tensioneve ndërkombëtare rreth Sirisë.

Mbetet e paqartë nëse takimi do të rezultojë me ndonjë iniciativë madhore, që synon zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG