Ndërlidhjet

Jahjaga e Daka diskutojnë zgjedhjet në Ferizaj


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Presidentja Jahjaga dhe zonja Daka biseduan për çështjen e shpalljes së zgjedhjeve për kryetar në komunën e Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune, njofton kabineti për informim i presidencës.

Në një komunikatë për opinion, zonja Daka citohet të ketë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përgatitjen sa më të mirë të KQZ-së për zgjedhjet për kryetar në komunën e Ferizajt.

Presidentja ndërkaq, ka thënë se ka filluar konsultat me subjektet dhe partitë politike për përcaktimin e një date për zgjedhjet për kryetar në komunën e Ferizajt, duke iu përmbajtur të gjitha afateve ligjore.
XS
SM
MD
LG