Ndërlidhjet

Kërkesat për azil në vendet e industrializuara janë rritur për 20% vitin e kaluar, pasi shumë njerëz janë larguar nga krizat e reja, siç ishte Tunizia dhe zonat e konfliktit si Afganistani, ka njoftuar Agjencia e OKB-së për Refugjatë, me seli në Gjenevë.

Rritja më e madhe është shënuar në pjesën jugore të Evropës, që është një rrugë hyrëse, e rëndësishme për afrikanët në Evropë, ka thënë Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatë, i njohur si UNHCR.

Numri i azilkërkuesve në atë rajon është rritur për 87%, që numerikisht është 66,800, ndërsa numri më i madh i kërkesave është bërë në Itali dhe Turqi.

Afro 440,000 njerëz thuhet se kanë kërkuar azil në vendet e zhvilluara, vitin e kaluar.

Grupet më të mëdha kanë qenë nga Afganistani, Kina, Iraku, Serbia, Kosova dhe Pakistani.
XS
SM
MD
LG