Ndërlidhjet

Marnjak shkon në qershor


Ksavier De Marnjak
Ksavier De Marnjak

Shefi i EULEX-it, Ksavier De Marnjak, bëri të ditur se do ta përfundojë mandatin e tij si udhëheqës i këtij misioni më 15 qershor të këtij viti, kur për misionin evropian pritet të nis “një fazë e re”.

Në një kumtesë për media, ai njoftoi se edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, të jetë “pajtuar” që pas aprovimit të rishikimit të fundit strategjik të misionit, Marnjak të mos jetë më në krye të misionit.

“Ishte nder i madh ta përfaqësojë Bashkimin Evropian dhe ta udhëheqë që nga viti 2010 misionin e tij më të madh dhe më kompleks të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje”, citon kumtesa e EULEX-it, shefin e misionit.

“Viti i kaluar ka qenë vërtetë sfidues, por po ashtu ka treguar që EULEX-i ishte në gjendje t’i përshtatej kësaj sfide. Në ndërkohë, ka treguar që Kosova është në rrugën e duhur, përderisa institucionet dhe shoqëria e saj vazhdojnë t’i aspirojnë parimet dhe vlerat të cilat i përkrahë BE-ja”, tha Marnjak, i cili mori detyrën në vitin 2010.

Ai u zotua për shtyrjen përpara të agjendës së sundimit të ligjit gjatë pjesës së mbetur të qëndrimit të tij në pozitën e udhëheqësit të EULEX-it, ndërsa kërkoi përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të policisë, doganave dhe gjyqësorit.
XS
SM
MD
LG