Ndërlidhjet

Jahjaga pret Pacollin


Prishtinë, 27 mars 2012.
Prishtinë, 27 mars 2012.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur të martën në takim kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Siç bën të ditur kumtesa për media nga Presidenca e Kosovës, Jahjaga dhe Pacolli kanë biseduar për çështjen e shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune.

Presidentja Jahjaga ka thënë se po zhvillon konsulta me udhëheqës të partive dhe subjekteve politike për të gjetur një datë të përshtatshme për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt, në kuadër të afateve të përcaktuara ligjore.
XS
SM
MD
LG