Ndërlidhjet

Dhunë në Pakistan - gjashtë të vrarë


Karaçi, 27 mars 2012.

Karaçi, 27 mars 2012.

Persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në Karaçi të Pakistanit, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke u vënë flakën dhjetëra makinave.

Dhuna është shkaktuar pas vrasjes së Mansur Mukhtarit dhe vëllait të tij – të dy anëtarë të partisë më të madhe në qytet, Lëvizja Mutahida Kaumi.

Personat e armatosur kanë dalë në rrugë pas bërjes publik të lajmit.

Të shtënat kanë ringjallur frikën se Karaçi, një qytet prej 18 milionë banorësh, mund të shohë kthimin e niveleve të tmerrshme të dhunës, sikurse edhe vitin e kaluar kur janë vrarë më shumë se 1,700 persona.
XS
SM
MD
LG