Ndërlidhjet

Ekonomia ruse "vuan nga dobësitë"


Rubla ruse
Rubla ruse
Banka Botërore thotë se Rusia po përjeton një periudhë të rritjes solide, porse ekonomia e saj vazhdon të vuajë nga dobësi të ndryshme.

Në raportin e publikuar të martën, ky institucion parasheh rritje për 3.5 për qind në vitin 2012 dhe 3.9 për qind më 2013, çfarë është më pak se 4.3 për qind në vitin e kaluar, kur Rusia është bërë ekonomia e nëntë më e madhe në botë.

Banka Botërore thotë se ftesa për Rusinë për të aderuar në Organizatën Botërore të Tregtisë në verë të 2012-ës, pas shumë viteve negociata, “është një mundësi unike dhe e rëndësishme” për zhvillimin ekonomik të vendit.
XS
SM
MD
LG