Ndërlidhjet

Sarkozi falënderon Al Xhazirën


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka falënderuar rrjetin televiziv Al Xhazira, pasi ky i fundit ka thënë se nuk do të transmetojë pamjet e filmuara qëllimisht nga një person i armatosur, i cili fajësohet për vrasjen e shtatë njerëzve në jugperëndim të Francës.

Sarkozi ka paralajmëruar se Franca do të bllokojë transmetimet e çdo kanali që përpiqet të bëjë publike videon në fjalë.

Al Xhazira ka thënë se pas shqyrtimit të pamjeve, të dërguara në zyrën e saj në Paris, ka konstatuar se “ato nuk kanë ndonjë informacion, që nuk ka qenë tashmë në domenin publik”.

Sarkozi edhe më herët u ka bërë thirrje transmetuesve të mos i bëjnë publike pamjet që ka filmuar vrasësi i dyshuar, Muhamed Merah, me kamerën e tij rreth qafës.

Autoritetet thonë se Merah, gjatë këtij muaji, ka qëlluar për vdekje tre ushtarë francezë, tre fëmijë hebrenj dhe një rabi.

Javën e kaluar, policia ka vrarë Merahun, militant islamik i vetëdeklaruar, pas një rrethimi prej 32 orësh në banesën e tij në Tuluz.
XS
SM
MD
LG