Ndërlidhjet

BE reagon ndaj deklaratave të Spahiut


Bruksel
Bruksel
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas deklaratave të zëvendësministrit shqiptar të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, i cili ka thënë se njerëzit që do të marrin pjesë në Paradën e Homoseksualëve "duhet të rrihen me hu".

“Bashkimi Evropian dënon me forcë çdo retorikë diskriminuese dhe nxitje për urrejtje dhe dhunë. Shqipëria ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka aprovuar Ligjin për Mbrojtjen kundër Diskriminimit".

"Deklarata publike si ajo e zotit Spahiu është në kundërshtim me zbatimin e politikave antidiskriminuese, të përfshira në kapitullin 23 mbi të drejtat themelore dhe juridike, pjesë e legjislacionit të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin që transmetojnë mediat shqiptare.

Spahiu, njëherësh kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, e ka bërë deklaratën në lidhje me mbajtjen në Tiranë të festivalit të diversitetit për të drejtat e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe personave transeksualë, i cili do të zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, më 17 maj 2012.
XS
SM
MD
LG