Ndërlidhjet

logo-print

Klinton kërkon vepra dhe jo fjalë nga Asadi


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka reaguar ndaj lajmit se presidenti sirian Bashar al Asad është pajtuar me planin për paqe të të dërguarit të OKB-së, duke thënë se veprimet e regjimit sirian janë më të rëndësishme sesa fjalët.

“Është i rëndësishëm hapi fillestar që regjimi i Asadit i ka shkruar OKB-së për ta pranuar planin e Ananit. Megjithatë, më lejoni të them se marrë parasysh të kaluarën e Asadit, me premtime të mëdha dhe pa realizime, përkushtimi i tanishëm duhet të matet me veprime të menjëhershme. Do ta gjykojmë sinqeritetin dhe seriozitetin e Asadit me atë çka bën dhe jo me atë çka thotë”, tha Klinton.

Ndihmësit e të dërguarit të OKB-së në Siri, Kofi Anna, konfirmuan marrjen e letrës nga Asadi. Plani bën thirrje për përfundimin e dhunës, qasjen e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara dhe fillimin e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës.
XS
SM
MD
LG