Ndërlidhjet

Bie mbështetja për luftën afgane


Ushtarë amerikanë nisen për Afganistan nga baza tranzitore amerikane Manas, Kirgizi, 27 mars 2012

Ushtarë amerikanë nisen për Afganistan nga baza tranzitore amerikane Manas, Kirgizi, 27 mars 2012

Mbështetja në mesin e amerikanëve për luftën në Afganistan ka rënë dukshëm, sipas një sondazhi të kryer nga "The New York Times" dhe CBS News.

Më shumë se dy të tretat e të anketuarve, 69 për qind, thonë se SHBA nuk duhet të përfshihet në luftë.

Para katër muajsh të këtij mendimi ishin vetëm 53 për qind.

Rënia e mbështetjes lidhet me vrasjen e ushtarëve të NATO-s nga trupat afgane dhe masakra ndaj 17 civilëve afganë e kryer nga një ushtar amerikan.

Sondazhi po ashtu gjen se 68 për qind mendojnë se përpjekjet në Afganiztan po shkojnë “disi keq”, ose “keq”- që shënon rritje nga 42 për qind sa ishte nëntorin e kaluar.

Pothuajse gjysma- 44 për qind- thanë se trupat amerikane duhet të kthehen në shtëpi para datës së planifikuar në 2014.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se “se nuk mudn të hyjmë në luftë sipas sondazheve” dhe se misioni amerikan në Afganistan ka për qëllim që “të ruajë edhe shtetin tonë, duke siguruar se talibanët dhe al-Kaida nuk do të mund të gjejnë kurrë më strehë të sigurt brenda Afganistanit”.
XS
SM
MD
LG