Ndërlidhjet

Arrestohen katër serbë, një nga ta kryetari ilegal i Vitisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Në pikë-kalimin Dheu i Bardhë, afër Konçulit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë, njoftojnë mediat serbe, duke cituar burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Të arrestuar janë kryetari iKomunës së Vitisë Sreçko Spasiq dhe punonjësit e adminsitratës komunale Ivica Najkiq dhe Aleksandër Stojilkoviq. I arrestuari i katërt është Svetozar Nashkoviq, polic i Departamentit të Policisë së Ferizajt”, ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug, zëvendësdrejtori i policisë së Serbisë, Branislav Mitroviq.

Ministria serbe për Kosovën ka bërë me dije se arrestimi i serbëve është bërë, “pasi tek ata është gjetur material votues dhe për shkak se janë punonjës të institucioneve serbe.”

Kjo ministri ka kërkuar nga EULEX-i që yë reagojë me urgjencë dhe që të arrestuarit të lirhohen.

Nuk ka pasur reagime nga ana e institucioneve kosovare.

Ditë më parë, Policia e Kosovës po ashtu ka arrestuar disa punonjës serbë të Postës dhe Telekomit të Serbisë, tek të cilët kanë konfiskuar material me përmbajte të dyshimtë tregtare.

Ndërsa një ditë më parë një numër i gazetave, si material propagandues “Srpske Novine”, janë identifikuar dhe sekuestruar në Vushtrri, pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Policia e Kosovës.

Autoritetet e rendit fillimisht kanë ndaluar në trafik një makinë me pesë udhëtarë brenda, dy meshkuj dhe tri femra, gjithë të përkatësisë etnike serbe.

Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë identifikuar një sasi prej 38 gazetash të emëruara si “Srpske Novine”, të shtypura në Toronto të Kanadasë, në alfabetin cirilik në gjuhën serbe, në emër të “lëvizjes çetnike të Ravna Gorës” (“Cetnicki Ravno Gorski Pokret”).

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, rasti është iniciuar si vepër penale e paraparë në bazë të nenit 115 të Kodit Penal të Kosovës, “Nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik”, ka njoftuar policia.

Ndaj një personi të gjinisë femërore, S. Antonijeviq, (1962), banore e Beogradit, Republika e Serbisë, është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, pasi kishte deklaruar se i tërë materiali i takonte asaj, ndërsa katër personat e tjerë, pas deklaratave të dhëna në Polici, janë liruar nga lokalet policore.
XS
SM
MD
LG