Ndërlidhjet

Papa takon Fidel Kastron


Papa Benedikti gjatë vizitës në Kubë, 26 mars, 2012

Papa Benedikti gjatë vizitës në Kubë, 26 mars, 2012

Papa Benedikti pritet të takojë ish liderin kubanez Fidel Kastro, derisa lideri i Kishës Katolike po përfundon vizitën e tij të parë në ishullin e udhëhequr nga komunistët.

Në komentet në faqen qeveritare të internetit, 85 vjeçari Kastro ka thënë se do të “ishte i kënaqur ”që të takojë papën dhe i kërkoi disa minuta “nga agjenda e tij e ngjeshur”.

Papa tashmë është pajtuar që të takohet me Kastron, i cili ka dhënë dorëheqje nga presidenca e Kubës në vitin 2008 për shkak të problemeve shëndetësore, pai që kishte udhëhequr shtetin që nga viti 1959.

Pas arritjes në Havanë, Benedikti tha se është lutur për “rilindje dhe shpresë” për të gjithë kubanezët.

Ai ka takuar të martën presidentin Raul Kastro, por zyrtarët kishtarë thanë se nuk do të ketë kohë në agjendën e tij për të takuar edhe disidentët që kundërshtojnë regjimin.
XS
SM
MD
LG