Ndërlidhjet

Lunaçek për pjesëmarrjen e Kosovës në Olimpiadë


Ulrike Lunaçek
Ulrike Lunaçek
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek angazhohet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike verore që mbahen në Londër.

Mediat serbe, citojnë një amendament të një rezolute mbi Kosovën, në të cilin theksohet rëndësia e “ngritjes së marrëdhënieve me Kosovën dhe përfaqësimi i saj në institucionet ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në organizatat sportive".

Në amendament, Lunaçek ka theksuar mundësinë e pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike verore në Londër.
XS
SM
MD
LG