Ndërlidhjet

logo-print

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbëve


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e katër serbëve, në pikëalimin Dheu i Bardhë në automjetin e të cilëve është gjetur material zgjedhor.

“Gjatë kontrollit policia ka gjetur material zgjedhor, që ishte i ngarkuar në automjet, një listë votuese, por po ashtu është gjetur një vulë e komunës paralele të Vitisë. Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin, personat e ndaluar, të cilët në total kanë qenë katër, i ka dërguar në qendrën e mbajtjes”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se personat kanë shkelur rendin juridik të Kosovës.

“Policia e Kosovës në bazë të planeve të saj do i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për pengimin apo moslejimin e zgjedhjeve të tilla, sepse janë cilësuar dhe rasti i djeshëm është cilësuar si sulm ndaj rendit juridik të Kosovës”, tha Kelani.

Autoritetet serbe kanë thënë se të arrestuar janë “kryetari i Komunës së Vitisë Sreçko Spasiq dhe punonjësit e adminstratës komunale Ivica Najkiq dhe Aleksandër Stojilkoviq. I arrestuari i katërt është Svetozar Nashkoviq."

Ministria serbe për Kosovën ka bërë me dije se arrestimi i serbëve është bërë, “pasi tek ata është gjetur material votues dhe për shkak se janë punonjës të institucioneve serbe.”
XS
SM
MD
LG