Ndërlidhjet

Jahjaga vazhdon konsultimet me partitë politike


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja Jahjaga ka vazhduar takimet me përfaqësues të subjekteve parlamentare të Kosovë.

Ajo ka pritur nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala në kuadër të konsultave me partitë dhe subjektet politike në Kosovë për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt.

“Presidentja Jahjaga theksoi se së bashku me forcat politike në Kosovë po kërkon një datë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në komunën e Ferizajt duke respektuar afatet ligjore”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga kabineti i presidentes Jahjaga.

Në një njfotim tjetër të këtij kabineti, thuhet se presidentja Jahjaga po për zgjedhjet e Ferizajt, është takuar edhe me kryetarin e Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq.
XS
SM
MD
LG