Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Udhëtarët me forcë e “qetësuan” pilotin kryesor të aeroplanit


Aeroplanë të udhëtarëve në Shtetet e Bashkuara

Aeroplanë të udhëtarëve në Shtetet e Bashkuara

Udhëtarët në një fluturim të hershëm të mëngjesit nga Nju Jorku për në Las Vegas në Shtetet e Bashkuara, ishin të befasuar pa masë kur piloti kryesor, në fluturim e sipër, doli nga kabina, duke e lënë derën e saj hapur, dhe me forcë përpiqej të hynte në toaletin e zënë.

Bashkëpunëtorët e pilotit të aeroplanit JetBlue u përpoqën ta qetësojnë, por ai bëhej gjithnjë e më agresiv. Për këtë arsye ata e larguan në fund të aeroplanit, në mënyrë që ai të mos mund të kthehej në kabinë.

Por, piloti u kthye prapa duke vrapuar në korridor të aeroplanit dhe duke kërkuar nga udhëtarët e befasuar që të luten sepse, sipas tij, “ata do të na rrëzojnë”.

Por, në atë moment, katër udhëtarë me ndërhyrjen e tyre e rrëzuan pilotin në dysheme dhe e mbajtën më tepër se 20 minuta, derisa kopiloti dhe një pilot, që ishte në mesin e udhëtarëve, ateruan me sukses në Amarrillo të Teksasit, ditën e martë.

Lidhur me këtë rast, raportohet se agjencia FBI po i koordinon hetimet me policinë e aeroportit dhe të Amarrillos dhe me agjencitë e tjera
XS
SM
MD
LG