Ndërlidhjet

SHBA synojnë vazhdimin e përdorimit të bazës në Kirgizi


Njerëzit duke e vizituar bazën Manas në Kirgizi me rastin e "dyerve të hapura"
Njerëzit duke e vizituar bazën Manas në Kirgizi me rastin e "dyerve të hapura"
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Robert Blejk, tha mbrëmë vonë se Uashingtoni po shpreson se do ta zgjasë marrëveshjen me qeverinë e Kirgizisë për vazhimin e shfrytëzimit të bazës ajrore Manas, pas vitit 2014.

Gjatë një fjalimi në Dushanbe të Taxhikistanit, zoti Blejk tha se Shtetet e Bashkuara u janë mirënjohëse Kirgizisë për lejmin e përdorimit të bazës Manas për t’i mbështetur operacionet në Afganistan, prej vitit 2001.

Presidenti i Kirgizisë, Atambaev, ka thënë disa herë se kur kontrata aktuale të skadoj, pra në vitin 2014, marrëveshja me Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdohet.
XS
SM
MD
LG