Ndërlidhjet

logo-print

Diplomati saudit u rrëmbye në Jemen


Adeni në Jemen është skenë e shpeshtë e sulmeve të ndryshme

Adeni në Jemen është skenë e shpeshtë e sulmeve të ndryshme

Zyrtarët në Jemen thonë se persona të armatosur e kanë rrëmbyer një diplomat të Arabisë Saudite në portin jugor Aden të Jemenit.

Policia tha se personat e armatosur e kishin zënë sot diplomatin Abdallah al-Khalidi, derisa ai po hynte në veturën e tij dhe ishin larguar me shpejtësi me një automobil tjetër.

Nuk dihet saktësisht se kush ka dorë në rrëmbimin e këtij diplomati, i cili ishte sulmuar edhe më parë.
XS
SM
MD
LG