Ndërlidhjet

Bullgari: Ndalen planet për ndërtimin e centralit atomik nga rusët


Hyrja në terrenin ku ndërtohet centrali i dytë atomik në Bullgari
Hyrja në terrenin ku ndërtohet centrali i dytë atomik në Bullgari
Zëvendës ministri i financave i Bullgarisë, Vlladisllav Goranov, tha sot se Sofja ka vendosur ta pezulloj kontratën me firmën ruse Atomstroyexport për ndërtimin e centralit të ri atomik në lumin Danub me kapacitet 2000 megavat.

Mediat bullgare kanë raportuar se kryeministri, Bojko Borisov, këtë javë ka biseduar për fatin e këtij centrali atomik, me kryeministrin rus, Vlladimir Putin.

Qeveria e qendrës së djathtë e Borisovit e ka shtyrë vendimin final për këtë central për shkak të çmimit dhe për shkak të dështimit për ta gjetur ndonjë investues perëndimor.

Ka raporte që thonë se tashmë Bullgaria i ka sahpenzuar 935 milionë dollarë në këtë projekt.
XS
SM
MD
LG