Ndërlidhjet

logo-print

Singh: Ushtria nuk është e aftë ta mbrojë Indinë


Një helikopter i ri ushtarak i Indisë

Një helikopter i ri ushtarak i Indisë

Shefi i shtamadhorisë së ushtrisë së Indisë, Vixhej Kumar Singh, ka tërhequr vërejtjen se forcat e armatosura të Indisë janë të dobëta dhe nuk janë të afta për ta mbrojtur Indinë.

Në një letër e cila dyshohet se ka rrjedhë në media, gjenerali Singh i ka shkruar kryeministrit të Indisë, se hapësirat ajrore mbrojtëse në “97% të rasteve janë të vjetëruara”, se ushtrisë së këtij vendi i mungojnë pajisjet e nevojshme dhe se forcave tankiste të Indisë “u mungon municioni kritik për t’i mundur tanket armiqësore”.

Ministri i mbrojtjes, A. K. Antoni, tha se qeveria po i shqyrtonte këto shqetësime.

Politikanët nga të gjitha partitë kanë reaguar me zemërim ndaj kësaj letre.

Disa kanë bërë thirrje që shefi i shtatmadhorisë të paraqes dorëheqje, nëse merret vesh se është përgjegjës për rrjedhjen e letrës në media.

Forcat e armatosura të Indisë e kanë filluar një proces të modernizimit gjatë viteve të fundit, kështu që ky vend është bërë importuesi më i madh i armatimit në botë.
XS
SM
MD
LG