Ndërlidhjet

Kurti: BE-ja të bëjë më tepër presion ndaj Serbisë


Albin Kurti
Albin Kurti
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar sot që Bashkimi Evriopian t’i bëjë më tepër presion Serbisë, pasi sipas tij, mënyra se si ajo trajtohet aktualisht, nuk e ndryshon Beogradin.

Këto komente zoti Kurti i bëri sot në Prishtinë, gjatë takimit me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të drejtoratit për zgjerim në Komisionin Evropian, Xhust Korte.

Siç ka njoftuar lëvizja Vetëvendosje, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçant në sfidat e Republikës së Kosovës në rrugën drejt BE-së.

Mëtutje, në njoftim theksohet se të dy palët vlerësuan se për të gjitha qëndrimet është e dobishme t’i vazhdojnë debatet dhe diskutimet edhe në të ardhmen, me qëllim të përparimit politik, shoqëror dhe ekonomik në Kosovë.
XS
SM
MD
LG