Ndërlidhjet

SHBA: Xhorxh Bush i vjetri paralajmëroi mbështetje për Romnin


Xhorxh Bush i vjetri, (i pari nga e majta), Barak Obama, Xhorxh Bush i riu, Bill Klinton
Xhorxh Bush i vjetri, (i pari nga e majta), Barak Obama, Xhorxh Bush i riu, Bill Klinton
Nga Shtetet e Bashkuara raportohet se ish presidenti, Xhorxh Bush i vjetri, planifikon ta mbështes Mit Romnin për kandidat presidencial të Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit.

Gejl Giço, zëdhënëse e Mit Romnit, tha se të dy politikanët do të takohet nesër në Hjuston të Teksasit, për tu paraqitur së bashku para gazetarëve.

Ish presidenti Bush i vjetri i ka ofruar fjalë inkurajuese Romnit gjatë procesit të votimeve nëpër shtete, por tash pritet mbështetja zyrtare.

E shoqja e zotit Bush, ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Barbara Bush, formalisht e ka mbështetur Romnin.

Mbështetja formale nga ish presidenti Xhorxh Bush i vjetri, që ishte presidenti i 41 në Shtetet e Bashkuara, do të tregoj se Partia Republikane është e bashkuar rreth Romnit, ndërsa po rritet presioni ndaj rivalëve të tij, Rik Santorum dhe Njut Gingriç, që të largohen nga gara republikane.
XS
SM
MD
LG