Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Zgjedhjet lokale serbe në kundërshtim me sovranitetin e Kosovës


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm italian, Gjulio Terzi, ka kërkuar që të respektohet sovraniteti i Kosovës, kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale serbe.

“Çështja e zgjedhjeve lokale duhet të zgjidhet duke respektuar përgjegjësinë dhe sovranitetin e Kosovës, e mbi të gjitha, aspektet elektorale për organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë”, tha ministri Terzi mbrëmë në Romë, njofton ministria e jashtme e Kosovës.

Këto komente ai i bëri në konferencën e përbashkët për gazetarë me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve serbe në tri komuna në veri, e rrezikon gjendjen në Kosovë dhe më gjërë në rjaon.

“Nëse mbahen zgjedhjet, kjo do ta vinte në pikëpyetje tërë aritekturën e sigurisë në rajon”, tha Enver Hoxhaj.

Mëtutje, në njoftimin e ministrisë së jashtme të Kosovës, theksohet se zoti Hoxhaj ka marrë mbështetje të fuqishme të shtetit dhe diplomacisë italiane për perspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset e tjera në drejtim të forcimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG