Ndërlidhjet

Papa e kritikon embargon ndaj Kubës


Papa Benedikti i 16-të

Papa Benedikti i 16-të

Papa Benedikti i 16-të, mbrëmë, pak para largimit të tij nga Kuba, tha se ky vend duhet të ndërtoj “një shoqëri me vizion të gjërë, ripërtritje dhe pajtim” dhe ka shtuar se kjo do të jetë vështirë të arrihet për shkak të “masave kufizuese ekonomike, të imponuara nga jashtë, që në mënyrë jokorrekte e ngarkojnë popullin e saj”.

Gjatë vizitës së tij dyditëshe në Kubë, Papa u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i ulin kufizimet ndaj Kishës Katolike.

Në këtë kuadër Papa ka bërë referencë për disidentët, të burgosurit politikë, kubanët në ekzil dhe nevojën për reforma ekonomike.

Në meshën e udhëhequr nga Papa në Sheshin e Revolucionit në kryeqytetin Havana, morën pjesë afro 300 mijë njerëz, përfshirë edhe presidentin e Kubës, Raul Kastro.

Papa u takua edhe me Fidel Kastron, ish presidentin e këtij vendi.
XS
SM
MD
LG