Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 29 marsin në vite…


Koka Kola

Koka Kola

1886 - Koka Kola del në shitje për herë të parë, në një farmaci në Atlanta. Shpikësi i saj, Xhon Pemberton, pretendoi se pija mund të kuroje çdo gjë, duke u nisur nga histeria, deri te ftohjet sezonale.

1827
- Kompozitori Ludvig Van Beethoven u varros në Vjenë, në mes të një turme prej më shumë se 10 mijë njerëzish që mbanin zi.

1867 - Shtetet e Bashkuara e blenë Alaskën nga Rusia për 7.2 milionë dollarë.

1913 - Qeveria gjermane rriti taksat, në mënyrë që të financojnë buxhetin e ri ushtarak.

1936 - Italia bombardon qytetin etiopian të Hararit.

1952 - Presidenti Herri Truman largon veten nga gara presidenciale.

1966 - Leonid Brezhenev bëhet Sekretari i parë i Partisë Komuniste Sovjetike. Ai denoncon politikën amerikane në Vietnam, dhe e quan atë një agresion.

1967 - Franca lëshon nëndetësen e saj të parë bërthamore.

1973 - Trupat e fundit amerikane tërhiqet nga jugu i Vietnamit.

1986 - Një gjykatë në Romë shfajëson gjashtë burra të akuzuar për organizimin e një komploti për të vrarë Papën.(g.k.)
XS
SM
MD
LG