Ndërlidhjet

Siria të respektojë planin e paqes

  • RFE /RL

Pjesëmarrësit e samitit të Ligës Arabe në Bagdad

Pjesëmarrësit e samitit të Ligës Arabe në Bagdad

Shefi i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, i ka bërë thirrje të enjten Qeverisë së Sirisë që “menjëherë dhe plotësisht” të implementohet plani i paqes i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe i pranuar nga Siria më herët këtë javë.

“Ky plan paraqet zhvillim pozitiv”, tha al-Arabi, në hapje të samitit arab, që po mbahet në Bagdad të Irakut.

Në samitin e Ligës Arabe merr pjesë edhe Emiri i Kuvajtit. Kjo është vizita e tij e parë në Bagdad, prej se ish diktatori irakian, Sadam Husein, e okupoi Kuvajtin, në vitin 1990.

Poashtu, pjesëmarrës është edhe presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, që kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare penale për krime të luftës dhe sekrteari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.

Në këtë takim po marrin pjesë gjashtë nga 22 liderët e vendeve anëtare të Ligës Arabe.

Pritet që samiti të kërkojë armëpushim në Siri ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe forcave opozitare, por nuk pritet që të kërkohet tërheqja e presidentit, Bashar al-Asad. (f.b.)
XS
SM
MD
LG